Policia e Kosovës suspendon një zyrtar policor

  • A.P /
  • 18 July 2025 - 13:20
Policia e Kosovës suspendon një zyrtar policor

Një polic në stacionin policor në Gjakovë është suspenduar për 72 orë mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës në njoftim tha se lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe  çështjeve që ndërlidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë.  Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka  identifikuar një  zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare”, tha policia në njoftim.

(Kosova Sot Online)