LDK në tre muajt e fundit harxhoi 230 mijë euro

  • A.P /
  • 18 July 2025 - 14:20
LDK në tre muajt e fundit harxhoi 230 mijë euro

Shpenzimet për muajt prill, maj e qershor, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka deklaruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që drejtohet nga Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në faqen e KQZ-së, sipas dokumentacioneve zyrtare që janë publikuar, për tre muaj, LDK ka shpenzuar 230 mijë e 211 euro.

Nga totali, shumica e shpenzimeve shkon për paga, me rreth 110 mijë euro.

Për mallra e shërbime LDK ka shpenzuar 6 mijë e 506 euro.

Tek pjesa e qirasë, LDK ka raportuar se shpenzon 27 mijë euro dhe për shpenzime për informim publik 48 mijë euro.

(Kosova Sot Online)