
Hasani: S’kam votë për Limajn si kryekuvendar

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se ai si deputet s’ka votë për Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Hasani para hyrjes në Kuvend ku do të mbahet seanca e 49 për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se arsyeja për këtë qëndrim është ndryshimi i fjalëve të Limajt për Kurtin, gjatë fushatës dhe pas fushatës.
“Këto ndërrimet e qëndrimeve s’më pëlqejnë dhe s’i mbështes. Kështu që votën time nuk e ka”, ka thënë Hasani.
(Kosova Sot Online)