
Kraki: LDK e PDK gjithmonë kanë pasë talent me u bashku në dëm të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar ashpër ndaj dy partive më të mëdha opozitare në vend – LDK-së dhe PDK-së – duke i akuzuar për bashkëpunim të qëllimshëm në dëm të interesave të shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kraki ka thumbuar të dyja partitë, duke i përshkruar me një ironi të hidhur:
“LDK e PDK gjithmonë kanë’pasë talent me u bashku në dëm të Kosovës”, shkroi ai.
Kjo deklaratë e Krakit vjen në kohën kur vendi po përballet me një ngërç të thellë institucional dhe bllokim të procesit të konstituimit të Kuvendit, për të cilin VV fajëson pikërisht opozitën.
(Kosova Sot Online)