Vdes një person në Klinë

  • A.P /
  • 21 July 2025 - 10:06
Vdes një person në Klinë

Policia ka raportuar për zjarr në një lokacion në Klinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes është hasur një person, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore.

Ai ka vdekur dhe trupi i tij i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“ZJARRVËNIE- Klinë / 20.07.2025 – 11:20. Është raportuar për një zjarr që kishte ndodhur në një lokacion. Njësitë relevante policore, ndihma e shpejtë mjekësore  dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, një person është dërguar për ndihmë mjeksore në qendrën e mjekësisë familjare dhe  në spitalin rajonal Pejë, ku viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)