Konfiskohen dy armë në Prishtinë

  • A.P /
  • 22 July 2025 - 10:00
Konfiskohen dy armë në Prishtinë

Një person është arrestuar për përdorim të armëve në një aheng familjar në Mramor të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot rreth orës 00:20, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjarë, në fshatin Mramor, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore të kryeqytetit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur prova se kishte gjuajtje me armë.

“Hetuesit policor të kryeqytetit kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.A, 66 vjeç, i cili i ka dorëzuar armët”, thuhej më tej.

Në koordinim me prokurorin ndaj tij është iniciuar rast për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

(Kosova Sot Online)