
Tërmkolli i bën horë 120 deputetët e Kosovës: Tuxharë, hajna, injorantë dhe argatë të Serbisë!

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkollli, ka reaguar pas dështimit të serishëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka thënë se të gjithë deputetët pa përjashtim janë “maskarenj”.
Tërmkolli ka shpërthyer në akuza më të rënda duke i quajtur të gjithë “argatë të Serbisë” e “anadollakë”.
“Maskarenj, pa përjashtim! Pazargjinjë, tuxharë, hajna, hipokritë!Injorantë, frikacakë, anadollakë! Argatë të Serbisë!”, ka shkruar Tërmkolli.
(Kosova Sot Online)