Gjermania mbështet dëbime në vende të treta

  • A.P /
  • 23 July 2025 - 09:00
Gjermania mbështet dëbime në vende të treta

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt dëshiron të lejojë që qendrat e dëbimit, të ashtuquajturat “qendra kthimi”, të ngrihen jashtë BE-së. “Ne mbështesim kërkesën për qendra kthimi. Besojmë se është një qasje inovative dhe absolutisht e nevojshme”, deklaroi politikani i CSU-së në fillim të një takimi joformal të ministrave të brendshëm të BE në Kopenhagë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Dobrindtit, “nevojiten vende partnere sa më afër vendeve të origjinës, të cilët mund të bien dakord me ne për ripranimin e azilkërkuesve”. Për ta arritur këtë, BE duhet të lidhë marrëveshje me vendet e treta.

“Ka vende që tashmë kanë plane të gjera për të organizuar diçka të tillë”, tha Dobrindt në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Kopenhagen. “Nuk dua ta përjashtoj mundësinë që Gjermania t’u bashkohet të tjerëve.”

Komisioni Evropian kishte propozuar tashmë thjeshtimin e kushteve për riatdhesimet në vendet e treta në maj. Vendet e BE-së duhet të jenë në gjendje të kthejnë më lehtë pas azilkërkuesit në një vend tjetër, edhe nëse migrantët nuk kanë lidhje me vendin në fjalë. Nuk do të jetë më e nevojshme të provohen lidhje, të tilla si lidhjet familjare ose vendbanimi i mëparshëm.

(Kosova Sot Online)