Ukrainës i rrëzohet një aeroplan luftarak

  • A.P /
  • 23 July 2025 - 13:30
Ukrainës i rrëzohet një aeroplan luftarak

Një aeroplan luftarak “Mirage 2000”, që Franca ia kishte dërguar Ukrainës, është përplasur të martën për shkak të dështimit teknik, por piloti ia ka dalë të mbijetojë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka bërë të ditur ushtria ukrainase, raporton gazeta “The Guardian”.

Ishte humbja e parë e një aeroplani “Mirage” prejse Ukraina nisi t’i pranonte sivjet.


(Kosova Sot Online)