Guri iu 'kapet' Pacollit: Fitore kthej 252 mijë euro

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 11:30
Guri iu 'kapet' Pacollit: Fitore kthej 252 mijë euro

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas raportimit se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Guri i ka kërkuar deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, kthimin e 252 mijë eurove, pasi përfitues të subvencioneve kanë qenë edhe vëllai e daja i saj.

Reagimi i tij i plotë:

Burri i Fitore Pacollit i ka marrë 52 mijë euro prej ministrisë së Kulturës.

Fitore kthej 252 mijë euro!

Bravo Lirim Mehmetaj


(Kosova Sot Online)