Të shtëna me armë në një aheng në Pejë

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 10:09
Të shtëna me armë në një aheng në Pejë

Policia e Pejës mbrëmë i ka arrestuar tre persona për ‘përdorim të armёs apo mjetit tё rrezikshëm’ dhe ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Informata në Polici kishte shkuar për disa të shtëna me armë në një aheng në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.

Atje, Policia tha se gjeti një armë dhe disa fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datën 23.07.2025,  rreth orёs 23:20, është njoftuar se nё rrugën “Asllan Pushka” nё Pejё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё”.

(Kosova Sot Online)