Tragjedi në këtë vend, 65 vjeçari vret vëllain dhe nipin

  • A.P /
  • 26 July 2025 - 10:09
Tragjedi në këtë vend, 65 vjeçari vret vëllain dhe nipin

Policia e Malit të Zi ka arrestuar V.S. nga Budva, i cili dyshohet se ka vrarë vëllain e tij S.S. dhe djalin e vëllaiz të tij këtë mëngjes në Budva, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në një bar në plazhin Slovenska.

Siç raporton “Vijesti”, policia e Budvës ka njoftuar se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në rrugën Slovenska. 

Oficerët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku gjetën të dyshuarin, gjetën një armë zjarri dhe e arrestuan të dyshuarin.

Të dy vëllezërit janë përfshirë në transportimin e turistëve me anije për vite me radhë.

Sipas raportimeve vrasjet kanë ndodhur pas një zënke që autori dhe viktimat kanë pasur rreth transportit të udhëtarëve me anije.

(Kosova Sot Online)