
Një qytetar para Kuvendit iu 'kapet' Pacollit: 'Për hajne e ki me dokument'

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, sërish u përball me një qytetar i cili e quajti atë “hajne” pas ngjarjes së djeshme kur një qytetar iu afrua asaj dhe i tha “hajne” po ashtu”.
“Për hajne e ki me dokument”, i tha qytetari para Kuvendit.
“Shko në polici mos hajde te unë”, i tha më pas Pacolli.
Qytetarët po e përballin Pacollin pas raportimeve të fundit se bashkëshorti i saj përmes një OJQ-je mori para nga Ministria e Kulturës.
(Kosova Sot Online)