
KFOR mirëpret delegacionin turk të rotacionit

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur një delegacion turk të rotacionit të ardhshëm të KFOR-it XXX në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Delegacioni, i kryesuar nga gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş – i cili është i caktuar si Komandanti i ardhshëm i KFOR-it – mori pjesë në programin e Trajnimit për Udhëheqësit Kryesorë (Key Leader Training – KLT), i cili ka për qëllim njohjen e lidershipit të ri me stafin dhe procedurat operacionale të KFOR-it.
“Ky trajnim (KLT) shënon zyrtarisht fillimin e procesit të dorëzim/pranimit ndërmjet komandës aktuale dhe asaj të re, i cili do të përmbyllet me ceremoninë e Transferimit të Autoritetit gjatë këtij vjeshte”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
(Kosova Sot Online)