Von der Leyen: ShBA do të zëvendësojnë Rusinë

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 07:01
Von der Leyen: ShBA do të zëvendësojnë Rusinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se Bashkimi Europian do të rrisë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara duke blerë produkte energjetike amerikane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne do të zëvendësojmë gazin dhe naftën ruse me blerje të konsiderueshme të LNG-së amerikane, naftës dhe karburanteve bërthamore,” tha Presidentja e Komisionit Europian.

“Marrëveshja e sotme ofron siguri në kohë të pasigurta, duke siguruar stabilitet dhe parashikueshmëri për qytetarët dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut.”Kjo është një marrëveshje mes dy ekonomive më të mëdha të botës”, tha ajo.

Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një kuadër për një marrëveshje tregtare pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Turnberry, Skoci, raporton CNN.

(Kosova Sot Online)