
Sulm me armë në New York, disa të vdekur

Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë në të shtëna me armë që ndodhën dje pasdite në një rrokaqiell në qendër të Manhattanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë, sulmuesi Shane Devon Tamura (27) udhëtoi nga Las Vegasi në New York dhe motivi i tij për sulmin është ende i panjohur. Pas të shtënave, ai u gjet i vdekur me atë që autoritetet e quajnë “plagët e vetëshkaktuara me armë zjarri”. Një sasi shtesë municioni u gjet në makinën e tij.
Tamura parkoi BMW-në e tij përpara ndërtesës dhe hyri në ndërtesën e zyrave me një pushkë M4 në dorë. Sapo hyri në holl, ai hapi zjarr ndaj një oficeri të sigurisë në ndërtesë. Ai qëlloi gjithashtu një grua që u përpoq të fshihej pas një shtylle”, tha Komisionerja e Policisë, Jessica Tisch.
(Kosova Sot Online)