Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 11:00
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 miligram.

Po ashtu gjatë hetimeve, organet e rendit kanë gjetur dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër (mashkull kosovar), njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.


(Kosova Sot Online)