Vjen reagimi nga Kremlini ndaj ultimatumit të Trump-it

  • A.P /
  • 29 July 2025 - 14:21
Vjen reagimi nga Kremlini ndaj ultimatumit të Trump-it

Pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se po e shkurtonte afatin për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë dhe i ofronte Rusisë edhe 10-12 ditë të tjera për të arritur një marrëveshje, Kremlini lëshoi një deklaratë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komenti i parë për këtë deklaratë u bë nga zëdhënësi i Zyrës së Presidentit Rus Dmitry Peskov, i cili tha se Putin e kishte lexuar deklaratën e Donald Trump mbi shkurtimin e afatit kohor për arritjen e një marrëveshjeje në Ukrainë.

“Ne e kemi marrë shënim deklaratën e Presidentit Trump dje. Do të donim të shmangnim çdo vlerësim”, tha Peskov.

Kujtojmë se Trump tha se ishte i zhgënjyer nga sjellja e Vladimir Putin dhe se do ta shkurtonte ndjeshëm afatin për arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim në Ukrainë.

“Do të caktoj një afat të ri prej rreth… 10 ose 12 ditësh nga sot”, u tha Trump gazetarëve të mbledhur gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit të dhënë, presidenti i SHBA-së njoftoi mundësinë e futjes së sanksioneve shtesë ose të ashtuquajturave tarifa dytësore.

“Nuk dua t’ia bëj këtë Rusisë, e dua popullin rus”, tha Trump, duke theksuar se masat nuk do të synojnë qytetarët, por politikën e Kremlinit.

(Kosova Sot Online)