
Ja kush i bën thirrje Lladrovcit të garojë në Drenas: Dil edhe matu

Anëtari i PDK-së, Driton Ajazi, i ka bërë thirrje publikisht Ramiz Lladrovcit që të garojë për kryetar të Drenasit, pavarësisht se nuk u përzgjodh kandidat nga partia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Unë qysh tani i bëj ftesë zotit Lladrovci: hajde, dil edhe matu. Ta shohim forcën dhe fuqinë politike që e proklamon si kampion”, tha Ajazi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai shtoi se nëse Lladrovci mendon se ka bërë punë të mira, atëherë nuk ka rëndësi nëse kandidon si i pavarur apo me siglën e PDK-së.
“Nëse garon, jam i bindur që do të pësojë debakël që në raundin e parë, me jo më pak se 60% të votave”, theksoi ai.
Kujtojmë se Kryesia e PDK-së më 27 korrik vendosi që kandidat për Drenasin të jetë Petrit Hajdari.
(Kosova Sot Online)