Ngritet aktakuzë kundër një personi

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 12:00
Ngritet aktakuzë kundër një personi

Policia Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Y.M. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sipas aktakuzës, me datë 16.04.2025, rreth orës 22:00min në Suharekë, i pandehuri pa autorizim shpërndanë dhe shet substanca psikotrope të llojit “marihuanë”, me peshë të përgjithshme prej 1kg e 143.00 gram, në atë mënyrë që pas kontrollit në veturën e tij “Opel Astra”, nën karrigen e vozitësit i është gjetur një (1) shishe qelqi me substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë 0.61 gram dhe një (1) mulli  – grinder.”

Ndërsa, pas bastisjes së zhvilluar në shtëpinë e tij në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, tek i njëjti janë gjetur:

Një (1) shishe plastike ngjyrë e gjelbër e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 2.34 gram,

Një (1) qese e tejdukshme e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 126.26 gram,

Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 27.21gram,

Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.34 gram,

Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë”ë me peshë 228.29 gram,

Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 255.63 gram,

Një (1) kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.30 gram,

Dy (2) qese plastike të mbushura me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 72.72 gram- si dhe qese të shumta plastike për paketim të mariuhanës, një qese e madhe plastike e tejdukshme me mbetje të substancë narkotike të llojit mariuhanë dhe kokainë,

Një (1) mulli- grinder për bluarje si dhe një (1) peshore digjitale.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.”

(Kosova Sot Online)