Një turist shpallet në kërkim për vjedhje

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 14:00
Një turist shpallet në kërkim për vjedhje

Një turist 36-vjeçar nga Hungaria është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se më 28 korrik ka vjedhur në Ksamil portofolin e një pushuesi, ku ndodheshin para dhe karta bankare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas kallëzimit nga shtetasi K.P., policia dokumentoi ngjarjen dhe referoi dosjen në Prokurori. Hetimet për rastin vijojnë.

(Kosova Sot Online)