Detaje nga vdekja e punëtorit në Prizren

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 08:47
Detaje nga vdekja e punëtorit në Prizren

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një punëtori në vendin e punës në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit, ai ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.

Policia ka arrestuar dy persona për këtë rast të cilët janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE

Rr. Besim Shala, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke punuar është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, inspektorët e punës dhe prokurori. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


(Kosova Sot Online)