Policia po heton vdekjen e një personi

  • A.P /
  • 31 July 2025 - 08:48
Policia po heton vdekjen e një personi

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të vdekjes në Malishevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton PK-ja, në urgjencës e qendrës së mjekësisë familjare në Malishevë ishte sjellë pa shenja jete viktima një burrë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)