
Apel për ndihmë: Babai i Blerondit kërkon mbështetje për djalin e tij të sëmurë

Babai i Blerond Marajt, Astrit Maraj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ndihmë për të birin, i cili për vite me radhë po përballet me probleme të rënda shëndetësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Një lutje për të gjithë miqtë, shokët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që asnjëherë nuk kanë hezituar të ndihmojnë. Djali im Blerondi, nxënës në klasën e 6-të në shkollën ‘Xhemajl Kada’ në Pejë, pas 7 operacioneve dhe 9 udhëtimeve nëpër spitale, është ende në terapi intensive. Për fat të keq, gjendja jonë financiare nuk na mundëson të vazhdojmë trajtimin. Unë si prind marr vetëm 130 euro asistencë sociale në muaj një shumë që nuk mjafton as për ilaçet e tij”, ka shkruar Astrit Maraj.
Ai falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar deri më sot dhe shpreh mirënjohje të veçantë për Dr. Adriatik Lajçin dhe shoqërinë e tij, të cilët kanë ndihmuar me ilaçe dhe mjete financiare.
“Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë për ne. Ju lutem, shpërndajeni këtë thirrje Allahu ju shpërbleftë!”, përfundon apeli i tij.
Blerond Astrit Maraj +38349291108

(Kosova Sot Online)