
Arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person i cili ka qenë në kërkim për një rast të grabitjes që është raportuar dhjetorin e vitit të kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I arrestuari është A.A mashkull 40 vjeç.
Njoftimi:
Arrestohet i dyshuari për “Grabitje”
Sot rreth orës 01:00, njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë arrestuar një person në kërkim për një rast të grabitjes që është raportuar me datën 06.12.2024.
Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:
A.A . mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonal po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.
(Kosova Sot Online)