Kurti merr vendim nga kolltuku i kryeministrit: Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane

  • A.P /
  • 01 August 2025 - 11:39
Kurti merr vendim nga kolltuku i kryeministrit: Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se një nga vendimet më të rëndësishme që do të marrin në mbledhjen e sotme të Qeverisë është heqja e taksës 10% për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se nga sot, tarifa doganore për produktet amerikane do të jetë zero.

 

 

 “Tjetër vendim i rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore për SHBA-në. Kështu nga tani e tutje të gjitha produktet e tyre do të kenë tarif zero % kur të hyjnë në territorin tonë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)