E trishtë: Vdiq i riu nga Kosova pas një sëmundjeje të shkurtër

  • A.P /
  • 02 August 2025 - 10:54
E trishtë: Vdiq i riu nga Kosova pas një sëmundjeje të shkurtër

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare Almir Zenuni, djali i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Zenuni nga Krusha e Madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve nga media lokale, Almirit i ishin paraqitur probleme shëndetësore vetëm dy javë më parë, por përkundër përpjekjeve mjekësore, ai nuk ia doli të fitojë betejën me sëmundjen.

Dhimbja është edhe më e madhe për faktin se ai u martua vetëm të dielën e kaluar, me mbesën e dëshmorit Nesim Elshani nga Nagavci.

Jetën e tij e kishte ndarë mes Kosovës, Sllovenisë dhe Belgjikës, ku punoi për një të ardhme më të mirë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e shtunë, më 2 gusht 2025, në orën 12:00, në varrezat e fshatit Krushë e Madhe.

(Kosova Sot Online)