Arrestohet një shtetas zviceran

  • A.P /
  • 02 August 2025 - 11:05
Arrestohet një shtetas zviceran

Një shtetas zviceran është arrestuar dje në Bërnicë të Poshtme ku aktualisht po zhvillohet festivali Sunny Hill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pasditen e djeshme ai u arrestua meqë tentoi t’ia jepte 20 euro ryshfet një zyrtarit policor.

“Fsh. Bërnicë e Poshtme, Prishtinë  01.08.2025, 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane pasi që i njëjti i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë 20 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)