
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Masat e ftohta ajrore do të depërtojnë mbi Kosovë që nga e hëna, duke shkaktuar paqëndrueshmëri atmosferike me rrebeshe shiu dhe bubullima, të cilat lokalisht mund të jenë më intensive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dita e hënë do të mbajë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima. Lokalisht, rrebeshet pritet të jenë më të forta.
Të martën vazhdojnë reshjet, por në mënyrë më të lokalizuar.
E mërkura parashihet të jetë me kthjellime dhe më shumë orë me diell, me përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.
(Kosova Sot Online)