Donald Trump del me njoftim

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 09:00
Donald Trump del me njoftim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, mund të udhëtojë për në Rusi, ndoshta të mërkurën ose të enjten, duke paralajmëruar se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Moska nuk pranon një armëpushim në Ukrainë deri të premten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë në shmangien e sanksioneve.

Ata janë personazhe dinakë dhe janë mjaft të mirë në shmangien e sanksioneve, kështu që do të shohim se çfarë ndodh”, u tha Trump gazetarëve të dielën, raportoi Reuters.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës, të cilat ai i përshkroi verën e kaluar, nuk kishin ndryshuar.

Media ruse dhe ukrainase raportuan se kushtet përfshinin kapitullimin e Ukrainës.


(Kosova Sot Online)