Vuçiq e Dodik sulmojnë rëndë perëndimin

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 10:05
Vuçiq e Dodik sulmojnë rëndë perëndimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik, shfrytëzuan përvjetorin e Operacionit “Stuhia” për të sulmuar ashpër Perëndimin, duke i akuzuar ‘për mbështetje të spastrimeve etnike dhe përhapje të propagandës kundër serbëve’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në tubimin e organizuar nga autoritetet serbe, Vuçiç deklaroi se Perëndimi ka ndërtuar një narrativë ku serbët paraqiten si “barbarë dhe horra që duhet mposhtur”.

 “Turp për ju bastardë,” u shpreh Vuçiç, duke akuzuar udhëheqësit perëndimorë për hipokrizi dhe për gënjeshtra të vazhdueshme ndaj Serbisë. Ai theksoi se Serbia nuk do të lejojë më asnjë “Stuhi” kundër popullit serb.

Nga ana tjetër, Dodik tha se “Stuhia” ishte një spastrim etnik “ashtu siç donin amerikanët”, ndërsa shtoi se Bosnja nuk është shteti i tij, duke kërkuar bashkim më të fortë me Serbinë.

“Ne nuk mund të jetojmë me ata që duan të na dëbojnë,” u shpreh Dodik, duke bërë thirrje për një “ofensivë politike” për të mbrojtur interesat e serbëve në rajon.

Të dy paraqitën veten si mbrojtës të kombit serb përballë, siç e quajtën ata, “presioneve perëndimore dhe kërcënimeve historike”. 

(Kosova Sot Online)