Ky është personi që u gjet i varur në oborrin e shtëpisë

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 16:00
 Ky është personi që u gjet i varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Cernicë të Gjilanit, ku një burrë është gjetur i varur në rrethana të dyshimta në oborrin e shtëpisë së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është Besim Vranovci, i lindur në vitin rreth 64-vjeçar, i cili është gjetur nga nëna e tij, A.V, e cila ka dhënë alarmin rreth orës 08:00 të mëngjesit të 4 gushtit 2025. Trupi i tij u gjet i varur me litar në oborrin e shtëpisë në rrugën “Fevzi Hoxha”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia, Njësia e Krimeve të Rënda dhe krim-teknikët, ndërsa Prokurori i Shtetit ka autorizuar dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ndonjë rrethanë tjetër që mund ta ketë çuar viktimën drejt këtij akti tragjik.

(Kosova Sot Online)