Ky është koloneli i policisë së Kosovës i cili u arrestua për detyrim e shmangie nga tatimi

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 08:45
Ky është koloneli i policisë së Kosovës i cili u arrestua për detyrim e shmangie nga tatimi

Koloneli Nexhmi Krasniqi, i cili aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit është arrestuar për detyrim e shmangie nga tatimi.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Sipas mediave  Nexhmi Krasniqi me tre persona të tjerë në formë detyrimi, nga viktima kanë marr 30 mijë euro.
Arrestimi i tij ka rrjedhur pas një aksioni që ka zhvilur Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Prokurorinë e Prizrenit.

Aaksioni ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Detajet nga komunikata:

Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel. Sipas IPK-së, ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të cilat janë të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Aktualisht, hetuesit janë duke vazhduar veprimet hetimore në terren për të siguruar prova shtesë dhe për të zbardhur tërësisht rastin.

Si pjesë e procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.

Inspektorati Policor i Kosovës rithekson përkushtimin e institucioneve të zbatimit të ligjit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe luftën kundër çdo forme të krimit, përfshirë atë të kryer nga zyrtarë publik.

(Kosova Sot Online)