Një person ankohet se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 08:57
Një person ankohet se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Një rast i rrëmbimit është raportuar ditën e djeshme në Drenas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia bën të ditur se sipas ankuesit gjatë kontrollit të video incizimeve  është parë viktima kishte hipur në një veturë me targa të panjohura.

“Drenas 04.08.2025-16:00 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohura. Rasti duke u hetuar”, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)