
Në mes të arës me misër u gjet trupi i Enver Bajraktarit

Në mes të një are të mbjellur me misër të hënën në fshatin Baicë të Lipjanit është gjetur trupi i pajetë i Enver Bajraktarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai është gjetur i vdekur, një ditë pasi ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët.
Rreth këtij rasti janë prononcuar për media familjarët e tij.
Njëri nga ta, i pyetur se u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha se fillimisht ‘’kanë hi me vezhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.
Ai ka folur edhe për viktimën duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.
Ky rast tashmë po hetohet nga policia si rast i dyshuar për “vrasje të rëndë”.
“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)