
Koloneli i arrestuar në Prizren ishte nderuar me titullin 'nderi'

Koloneli Nexhmi Krasniqi i cili u arrestuar mbrëmë pas një aksioni të IPK-së në Prizren, pesë vite më parë ishte nderuar me titullin “Nderi i Qarkut” i Kukësit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
IKP-ja mbrëmë njoftoi se nga aksioni ishin arrestuar katër persona, në mesin e tyre edhe koloneli, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të “detyrimit dhe shmangies nga tatimi”.
Gjithashtu IPK-ja ka bërë të ditur se si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.
(Kosova Sot Online)