
Arrestohet një person në Fushë Kosovë

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ka tentuar t’i godas me veturë policët, ndërsa njërin prej tyre e ka goditur me telefon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që fillimisht me veturë kishte tentuar të godas zyrtaret policorë dhe më pas kishte goditur me telefon njërin nga zyrtarët”.
“Dy zyrtarë kanë pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.
(Kosova Sot Online)