Enver Bajraktarit sot i jepet lamtumira e fundit

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 10:52
Enver Bajraktarit sot i jepet lamtumira e fundit

Enver Bajraktari, i cili u gjet i pajetë dhe i varrosur në një arë vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, sot i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Baicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trupi i tij i groposur u gjet në një gropë të hapur në mes të një are me kallamoq, në fshatin Baincë të Lipjanit.

Zbulimi tronditi opinionin publik, ndërsa rasti vazhdon të mbetet i mbuluar me mister. Dyshohet se viktima ishte groposur fshehurazi menjëherë pas zhdukjes, çka kishte alarmuar familjen dhe gjithë opinionin.

(Kosova Sot Online)