Meloni jep detaje pasi e takoi Vuçiqin në Beograd

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 15:00
Meloni jep detaje pasi e takoi Vuçiqin në Beograd

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni njoftoi për takimin që e pati dje në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky takim, ajo tha se ishte “një rast për ta ripohuar mbështetjen e plotë të Italisë për rrugën e integrimit europian dhe për procesin përkatës të reformave”.

Meloni tha se me Vuçiqin diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët, por edhe për temat ndërkombëtare e rajonale, duke përmendur angazhimin për stabilitet e siguri në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutuam gjithashtu për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, për synimin për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Serbisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe thelluam temat kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, duke ripohuar angazhimin për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ajo në X.

(Kosova Sot Online)