
Personi që e përdhosi flamurin e Kosovës është intervistuar nga policia

Policia e ka shoqëruar në stacion qytetarin nga Tirana që sot përdhosi flamurin e Kosovës, kinse në emër të bashkimit kombëtar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se ai është duke u intervistuar.
“Ai tani është duke u intervistuar. Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)