Ja plani i Dodikut për të penguar zgjedhjet
“Po sikur të refuzoj?” Me këto fjalë, të publikuara në rrjetet sociale, Milorad Dodik njoftoi një kapitull të ri të mundshëm në konfliktin e tij me institucionet e shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, pak para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i BeH, më 6 gusht, t’i hiqte mandatin si President i Republikës Sërpska, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vendimi i KQZ-së u mor në përputhje me Ligjin Zgjedhor të BeH, pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e kishte dënuar përfundimisht Dodikun me një vit burg dhe e kishte ndaluar të mbante poste publike për gjashtë vjet.
Kjo hapi rrugën për zgjedhje të parakohshme për Presidentin e RS-së, por gjithashtu krijoi dyshime serioze se mbajtja e tyre mund të bllokohej ose pengohej nga vetë entiteti.
Të mërkurën, Dodik njoftoi një referendum në RS për mandatin e tij në përgjigje të vendimit të KQZ-së.
Kushtetuta e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk parashikon mundësinë e mbajtjes së referendumeve në entitete.
Më parë, pasi u shpall vendimi më 1 gusht, Dodik tha se “për sa kohë që është president, zgjedhjet nuk do të mbahen në territorin e RS-së”.
“U bëj thirrje bashkëpunëtorëve të mi të hedhin poshtë çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, të angazhojnë policinë për të parandaluar organizimin e çdo qendre votimi”, u tha ai gazetarëve në Banja Luka në atë kohë.
(Kosova Sot Online)
