
Policia ndëshkon dy kompani të autobusëve për shkelje të rregullave

Policia në Ferizaj ka ndëshkuar dy kompani të autobusëve në Ferizaj për shkelje të rregullave të trafikut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin çertifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.”
Ata janë gjobitur me 500 euro.
“Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani.”
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes telefonave kujdestarë: – 192 – 0290/326-250 – 0290/322-406, si dhe Aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.”
(Kosova Sot Online)