Arrestohet një person i cili ishte në kërkim

  • A.P /
  • 07 August 2025 - 12:15
Arrestohet një person i cili ishte në kërkim

Është arrestuar një person në kërkim i dënuar për “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të grabitjes”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ishte dënuar me tri vite burgim.

38-vjeçari me inicialet M.M. është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, pas ndërmarrjes së në një operacioni të befasishëm, policia e stacionit policor në  Drenas e përkrahur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë,  arriti të arrestoj personin e kërkuar; – M. M, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të Grabitjes”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.”

(Kosova Sot Online)