Një tërmet goditi sot Greqinë

  • A.P /
  • 07 August 2025 - 13:00
Një tërmet goditi sot Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën më të ndjeshëm në sipërfaqe. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet greke janë në gatishmëri në rast të pasgoditjeve.

Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera përreth rajonit të Peloponezit.

(Kosova Sot Online)