
Publikohen ankesat e Ilir Metës dhe Erion Veliajt në burg

Zbardhen pretendimet e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.
Siç mëson TCH nga burimet pranë këtij institucioni, kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se shoqërimi i tij nga forca të shumta policie drejt spitalit ka qenë jo proporcional dhe diskriminues.
Po ashtu Veliaj ka paraqitur shqetësim edhe për mënyrën se si po trajtohet në qeli.
Kurse ish presidenti Ilir Meta ka pretenduar se kur del në ajrim ka vërejtur masa të shtuara dhe se nuk e bën ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë.
Meta është i shqetësuar për ushtrimin e aktivitetit sportiv që e ka të kufizuar dhe për izolimin.
Një burim zyrtar i tha Anila Hoxhës se pasi dy komisionerë kundër torturës kanë administruar ankesat, do t’i kërkojnë institucioneve përkatëse se cili është plani i masave ditën që Veliaj u shoqërua në spital dhe cili është plani i masave pranë 313-ës se si shoqërohet Meta në këtë paraburgim.
(Kosova Sot Online)