
Ambasada britanike: Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që pavarësia dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë të respektohen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, thuhet në një reagim të publikuar nga kjo ambasadë në Facebook.
Ky reagim vjen pas konferencës nga presidentja Osmani, dhe pak kohë para vendimit të Kushtetueses lidhur me bllokadën.
(Kosova Sot Online)