Të premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell

  • A.P /
  • 08 August 2025 - 07:24
Të premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell

Të premten, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, duke sjellë një ditë tipike verore me vapë në shumë rajone të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 20 deri në 30 °C.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

(Kosova Sot Online)