Qeveria në detyrë merr një vendim

  • A.P /
  • 08 August 2025 - 14:35
Qeveria në detyrë merr një vendim

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 266-të në formë elektronike, ku janë marrë disa vendime për infrastrukturën dhe shërbimet publike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë mbledhjes, Qeveria miratoi shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim të pronave të paluajtshme, të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për ndërtimin e Urës mbi lumin Ibër, që do të lidhë Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Gjithashtu Qeveria miratoi caktimin e zonave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë dhe  ndryshimin e statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ShA, bazuar në vendimin e bordit të drejtorëve.

(Kosova Sot Online)