Gjendet i vdekur një person

  • A.P /
  • 09 August 2025 - 09:12
Gjendet i vdekur një person

Më 8 gusht 2025, rreth orës 18:00, në fshatin Batushë të Graçanicës, është gjetur pa shenja jete një burrë kosovar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

(Kosova Sot Online)