
Kapet në kufi një person me urdhërarrest

Një 25-vjeçar nga Prishtina është ndaluar në Pikëkalimin Kufitar Kulla-Pejë, pasi rezultonte me urdhërarrest për vuajtje dënimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30, kur gjatë kontrollit kufitar është ndaluar Eron Olluri, rreth 25-vjeçar.
Ai është dërguar menjëherë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë një dënim me burgim sipas aktgjykimit të gjykatës.
(Kosova Sot Online)